Dëshmia e parë kundër UÇK-së, kritika për tjetrësimin e videos në gjyqin në Hagë
Gjykata Speciale të marten rinisi seancën gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së, në të cilën paraqitja e deshmitares se pare.
Megjithatë, përveç betimit të saj dhe përgjigjeve në disa pyetje të përgjithshme nga prokurori, ku ajo tregoi se është intervistuar dy herë nga Prokuroria Speciale, pjesa tjetër e deshmisë u bë në seancë të mbyllur.
Edhe gjatë këtyre dy rasteve, fotografia dhe zëri i gruas ishte i mbuluar. Për këtë pati reagime në Prishtinë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së. Drejtuesi aktual i kësaj organizate, Faton Klinaku,shprehu revoltën e tij në rrjetet sociale.
“Pak po ju duket që i fshihet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar ai.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ka nisur thirrjen e dëshmitarëve, krimet e paraqitura në të u kryen prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vende në Kosovë dhe Shqiperi, si në Kukës dhe Cahan.
Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krimet që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar