Dëshmia e shqiptarit për vrasjen e noteres greke: Tentuam ta grabisnim, por…

27 Maj 2025 | 16:14

Është zbardhur dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar, bashkëpunëtor në vrasjen e noteres 69-vjeçare në Zakynthos në shkurt të këtij viti, nga shoku i tij në tentativë për t’i vjedhur paratë.

Sipas autoriteteve greke, 50-vjeçari i cili jetonte në Nemea ka treguar se ideja për grabitjen i përkiste shokut të tij 54-vjeçari, i cili prej muajsh i fliste për viktimën, duke pretenduar se ajo kishte shumë para në shtëpi. Për herë të parë, ia kishte propozuar planin disa muaj më parë. Kur ai shprehu hezitime, bashkëpunëtori i tha: “Mos u shqetëso, gjithçka do të shkojë mirë, nuk do lëndojmë njeri.”

Të dy, dikur të punësuar në ndërtim, nisën vëzhgimet një ditë para grabitjes. Ata ndoqën lëvizjet e noteres, e cila, sipas tyre, largohej çdo ditë nga zyra në orën 20:00. Vendosën të vepronin mëngjesin e ditës fatale. Pavarësisht se ishte nën ndikimin e alkoolit, 54-vjeçari mori me vete një thikë nga kuzhina dhe refuzoi ta shtynte planin, edhe pse bashkëpunëtori i kërkoi të prisnin.

Të maskuar dhe me doreza për të shmangur gjurmët, ata i zunë pritë noteres pranë banesës së saj. Kur ajo filloi të bërtiste, 50-vjeçari propozoi të dorëzoheshin dhe të largoheshin, por 54-vjeçari refuzoi. Sipas dëshmisë, pas një përleshjeje me viktimën, ajo u godit me thikë në kofshën e majtë, duke pësuar një hemorragji fatale.

Edhe pse gruaja po humbiste gjak, autori këmbënguli të vazhdonin grabitjen, pa treguar shqetësim për gjendjen e saj. Pas ngjarjes, të dy ecën për më shumë se një orë për të shmangur kapjen. Më vonë u morën me makinë nga djali 19-vjeçar i autorit kryesor, i cili kishte rolin e shoferit dhe kishte hedhur thikën në një arë për të fshehur provat.

Në dëshminë e tij, 54-vjeçari që dyshohet se kreu krimin pretendon se goditja ndaj viktimës ishte aksidentale gjatë përleshjes. Nga ana tjetër, shoku i tij 50-vjeçar tha se kishte pranuar të përfshihej në grabitje për shkak të gjendjes së tij të rënduar financiare dhe borxheve tatimore.

Kujtojmë që tre shqiptarë – baba, bir dhe xhaxha – janë arrestuar nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noteres 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë banesës së saj në Zakynthos, në muajin shkurt.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026

Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Një person është vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe goditjen e armëmbajtjes pa...
09:15 | 24/07/2026