”Dështimi” me votën e emigrantëve, ish-deputeti Hasa: Afatet janë të ngushta për ta realizuar këtë proces
Edhe pse kanë mbetur afro 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se është mbrapa me planin për të krijuar mundësinë e votimit për emigrantët, në vendet ku jetojnë dhe punojmë.
“Ajo që mund të them është koha. Afatet janë të ngushta për ta realizuar këtë proces që ketë vit, në këto zgjedhje. Duhet të merren hapat për të garantuar këtë të drejtë, që të votonin edhe bashkatdhetarët tanë, që ndodhen jashtë vendit”, tha ai.
Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se pse ka mbetur pas ky proces, ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se nuk mund të ketë një përcaktim të qartë, por shkaktarin kryesor e sheh te mungesa e vullnetit.
“Pavarësisht konsensusit për të mundësuar votën e shqiptarëve jashtë vendit, nuk është definuar më tej për të përcaktuar disa rregulla bazë. Nga 2016 dhe deri më sot, qeveria ka pasur një ligj në fuqi, një VKM, një ministër Shteti për Diasporën që do merreshin me këtë çështje. Nuk mund t’i japim një definim të qartë, unë mendoj se nuk kishte një vullnet të hekurt për ta çuar përpara këtë proces”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Ku “humbi” vota e emigrantëve? Ende nuk dihet si do të funksionojë, procesi drejt dështimit
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta