Dështon mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet, anëtarët e mazhorancës e bojkotojnë
Mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet ka dështuar. Anëtarët e Partisë Socialiste në këtë komision kanë bojkotuar mbledhjen e parashikuar në orën 15:00.
Gazment Bardhi në një reagim në “Facebook” e ka konsideruar mungesën e kolegëve të mazhorancës, si papërgjegjshmëri në raport me interesin e qytetarëve.
Z. Bardhi tha se opozita nuk do të pengohet në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj tha se bojkoti ndodhi për të penguar më tej hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai njoftoi se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet më datën të premtën, në orën 10:00.
“Mungesa e arsyeja dhe justifikimeve duket që është strategji për të penguar veprimtarinë e hetimit të 25 prillit”, u shpreh z. Alibeaj.
Ndërsa, nënkryetari i komisionit hetimor, Toni Gogu nga Partia Socialiste tha për Enkelejd Alibeajn se ka vazhduar “shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe mirëbesimit mes palëve”, duke qenë se data e mbledhjes duhet të votohej në komision, gjë që nuk ndodhi.
Për këtë, z. Gogu njoftoi opozitën që mbledhja të kryhet të ejten.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran