Dështon mbledhja e qeverive, opozita në Kosovë: Fajin e ka Kurti
Opozita në Kosovë po fajëson kryeministrin Albin Kurti për dështimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.
Sipas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kurti po humb çdo aleat dhe mik të Kosovës. PDK dhe LDK shprehën shqetësimin se raportet Kurti-Rama mund të ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Në anën tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje, partinë në pushtet, fajin për dështimin e mbledhjes së përbashkët ia adresojnë kryeministrit Rama.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për KosovaPress se Kurti po i largon aleatët dhe miqtë, në momentin kur i duhen vendit më së shumti.
Megjithatë, ai shton se Kurti dhe Rama duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për të ecur përpara në thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.
Anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, Kosovë-Shqipëri e sheh shqetësuese edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Por, ndryshe e vlerëson deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ajo kërkon nga Shqipëria të mbështesë Kosovën dhe jo të jetë në anën e Serbisë për situatën në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit