Dështon për të dytën herë seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit

2 Shkurt 2023 | 10:05

Ka dështuar për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, seanca paraprake me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këtë të mërkurë për herë të dytë ishte planifikuar zhvillimi i seancës paraprake ku togat e zeza të Gjykatës së Posaçme do të vendosnin nëse dosja e SPAK do të kalonte për gjykim apo jo. Një ditë më parë në GJKKO, dështoi po ashtu për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 20 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026