Dështon seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, deputetët mblidhen sërish nesër

27 Prill 2026 | 22:18

Ka dështuar seanca e parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.  Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Opozita mungoi në këtë votim të parë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, për të cilat edhe u votua.

63 vota ishin për Feride Rushitin, dhe një e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota.

Ndërkaq, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdojë nesër nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje nominoi Rushitin dhe Hoxhën për presidente. Rushiti është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.

Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ishin nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Hatixhe Hoxha është doktorante në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2010. Ishte dy mandate deputete. Ajo është drejtoreshës e shoqatës “Autizmi”. 

Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026