Dështon seanca për Arbër Paplekajn, nuk ka kapacitete transporti

28 Shtator 2022 | 15:56

Gjykata e Elbasanit ka dështuar për herë të pestë të zhvillojë seancën paraprake në lidhje me procesin gjyqësor në ngarkim të ngjarjes së 21 prillit 2021.

Drejtoria e Policisë së burgjeve ka njoftuar gjykatën se nuk ka pasur kapacitetet e nevojshme fizike për të bërë shoqërimin e Paplekajt, të akuzuarit kryesor në këtë proces, në ambientet e kësaj gjykate.

Arbër Paplekaj ishte kërkuar të ishte prezent në seancë, por u përfaqësua nga avokati Mirash Martini.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 të tjerë, nën akuzë janë vënë edhe 2 ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit për shpërdorim detyre dhe 6 vartës të tyre.

Në atë ngjarje të ndodhur në lagjen ‘5 Maji’, anëtarë të strukturës së mbrojtjes së votës për Partine Demokratike kanë ndaluar një automjet me të dyshuar si eksponentë që punonin për blerjen e votave për Partine Socialiste. Debati verbal i nisur mes palëve përfundoi me 1 viktimë dhe 4 të plagosur.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 30 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026