Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, mungojnë avokatët
Seanca e parashikuar për këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të çështjes “Plumbi i Artë”, është shtyrë për në datën 17 qershor, ora 10:00, për shkak të mungesës së disa avokatëve mbrojtës.
Në vijim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, gjykata ka vendosur të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit në këtë çështje, deri në zhvillimin e seancës së radhës.
Në seancën e sotme pritej të vijonte dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet pas arrestimit të tij për një sërë veprash të rënda penale.
Alibej akuzohet si kreu i një prej grupeve kriminale më të njohura në Elbasan dhe ndodhet në hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe porositje atentatesh për motive hakmarrjeje. Në dëshminë e dhënë deri tani para trupës gjykuese, ai foli për përfshirjen e tij në rrjetet e trafikut të kokainës, si dhe për lidhjet me eksponentë të botës së krimit.
Në rrëfimin e tij, Alibej përmendi përplasjet me vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, si dhe me Suel Çelën, me të cilët më herët kishte pasur marrëdhënie të afërta. Ai i akuzoi dy vëllezërit Çopja si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej, gjatë ngjarjes së rëndë të njohur si “Masakra e Bradasheshit” e ndodhur në vitin 2020, ku mbetën të vrarë edhe Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev