“Dështuat me pandeminë e vaksinat”, qindra qytetarë protestuan në Sarajevë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë
Me qindra qytetarë të Bosnjës protestuan një ditë më parë në qendër të Sarajevës duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, të cilën e akuzojnë se ka dështuar të menaxhojë pandeminë dhe nuk ka bërë asgjë për të siguruar vaksina anti-COVID për popullsinë.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohej “Lufta për jetën” dhe “Dorëhiquni”, ndërsa të tjerë qytetarë protestuan duke marshuar me motoçikleta.
Pak ditë më parë në Bosnjë-Hercegovinë një vend me 3.5 milionë banorë sikundër në shumë shtete ballkanike mbërritën dozat e para të vaksinave përmes sistemit COVAX, 50 mijë Astrazeneca dhe Pfizer.
Megjithatë Bosnjë-Hercegovina ka marrë rreth 100 mijë vaksina nga Serbia, Turqia, Kina dhe Rusia.
Në shtetin Ballkanik procesi i vaksinimi është duke vijuar vetëm për punonjësit shëndetësorë që kujdesen për pacientët me COVID.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër