“Destinacion” eksploron Karaburunin dhe prek magjinë e shpellës së Haxhi Aliut

15 Korrik 2021 | 19:17

“Destinacion” viziton të vetmin park kombëtar detar në Shqipëri, gadishullin e Karaburunit. Ai është një vend ku natyra është treguar shumë bujare dhe alternativat për të kaluar një ditë të magjishme janë të shumta nga plazhet e virgjër te gjiret e vegjël.

Nisja bëhet nga skela dhe kushton 2500 lekë personi, ku përfshihet një xhiro e gjatë në ishullin e Sazanit dhe Karaburun.

I shpallur në vitin 2010 si parku detar kombëtar i vetëm i Shqipërisë, Karaburuni është 16 kilometra i gjatë dhe mbulon një sipërfaqe prej 12,428 ha.

Në të ndodhet një ndër dy bazat më të madha ushtarake në vend, ajo e Pashalimanit, por që duhet të keni parasysh që me makinë nuk mundet të shkoni më përgjatë gadishullit, madje as ti afroheni nga uji për ta parë.

Zona përgjatë Karaburunit konsiderohet me larmi të pasur peizazhesh nënujore, habitatesh, ndërsa fauna është pak më e varfër, por me kullota të bollshme për bagëtitë.

Rruga për në Shpellën e Haxhi Aliut zgjat rreth një orë, ku zhvillojmë dhe ndalesën e parë, ndërsa speleologu më i njohur në vend na tregon disa detaje për këtë shpellë që është mjaft e veçantë në gjithë bregdetin shqiptar.

“Shumë shpella kanë mjaft legjenda dhe është me interes të njihen këto legjenda sepse rritin interesin për atraksionin turistik dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë në njohjen e trashëgimisë kulturore. Midis shpellave dallohet ajo e Haxhi Alisë, që ka qenë ‘mbretëria’ e detarit Haxhi Aliu. AI luftoi me piratët, për të mbrojtur gjithë popullsinë e zonës nga sulmet e tyre. Te shpella ku strehoje Haxhi Aliu gjendet dhoma e madhe dhe ka degëzim që të çojnë në dhomëza të tjera,”- tregoi speleologu Perikli Qirjazi.

Sipas disa historianëve, emri i vjetër i saj është shpella Iliriane. Shumë pranë shpellës së Aliut duket si në prag të derës ishulli i Sazanit që ka një sipërfaqe prej 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Ishulli i Sazanit u kthye i vizitueshëm në korrik të vitit 2015 me një vendim të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Kjo zonë vizitohet edhe nga disa lloje peshqish të rrallë, peshkaqenësh, breshkash deti, delfinësh dhe Foka e Mesdheut (Monachus monachus).

Përgjatë gadishullit të Karaburunit keni mundësi të vizitoni disa gjire fantastikë si: Plazhi i Shën Janit, Dhimo Kushtës, Shën Vasilit e disa të tjerë pa emër.

Aty ka plazhe private dhe çadrat kushtojnë 1 mijë lekë, por shumë turistë marrin çadra e ushqim me vete për të kaluar një ditë në Karaburun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024