“Destinacion” mes peizazheve unike të Bjeshkëve në Buzëmadhe të Kukësit
“Destinacion” udhëton në Buzëmadhe të Kukësit, një fshat me bukuri të pamat natyrore dhe me njerëz bujarë e punëtorë.
Për të shkuar në Buzëmadhe duhet të merrni rrugën nacionale Kukës-Peshkopi e cila ka shumë kthesa por është e asfaltuar. Nga qendra e Tiranës deri në fshat rruga zgjat rreth 3 orë e gjysmë, sidomos kur e bën për herë të pare dhe nuk e njeh mirë. E vetmja tabelë që ju orienton drejt Buzëmadhes është Teqja e Dervish Ismailit. Merrni majtas e ecni nëpër rrugën me çakull e cila mund të kalohet lehtësisht nga çdo makinë.
Toponimi i këtij fshati në kohë të hershme ka qenë Buzëmali, sepse ky fshat i bukur shtrihet mes tre maleve, por me kalimin gojë më gojë u transformua në Buzëmadhe.
Ndalesa e parë në këtë fshat është teqeja e Dervish Ismailit, e cila ndodhet në mes të një godine shërbimesh hotel e restorant që është ndërtuar pikërisht për pelegrinët e shumtë, që vijnë këtu për të marrë bekime e për të gjetur zgjidhje. Ajo është trashëgimi e familjes Shehu, dhe të gjitha ofrohen falas për besimtarët, të cilët të enjtet mbrëma i kalojnë në vendin e shenjtë.
Oborri i familjes Shehu është mbushur me makina të larta dhe prej këtej të gjithë nisen në bjeshkë, për të festuar ditën e Buzëmadhes që është caktuar të jetë si festë në çdo 20 korrik. Rrugës për te vendi i festës të ofron një peizazh unik të bjeshkëve të Korit të Bardhë, një burimi uji që është aq shumë i ftohtë sa nuk e mban dot dorën në të as 30 sekonda.
Banorët kanë ngritur çadrat te vendi i festës dhe kanë ndezur zjarre për të pjekur mishin e flinë, gatimin karakteristik të zonës. Sokol Hoda, kryeplaku i fshatit tregon më shumë detaje për Buzëmadhen.
“Ne jemi një fshat malor me 45 familje dhe merremi me bujqësi e blegtori. Festa që po zhvillojmë është një promovim për turizmin dhe Buzëmadhe është një vend shumë i bukur për turizëm malor. Fshati ka ujë, ajër të pastër, mikëpritje të jashtëzakonshme nga banorët e zonës,“ tha z. Hoda.
Festa e Buzëmadhes organizohet nga Muharrem Durra dhe Ylli Shehu, që cilët duan të promovojnë vlerat dhe mbajnë të bashkuar banorët e zonës së tyre, përpos qëllimit kryesor, promovimin e turizmit në Buzëmadhe.
Të rinjtë e fshatit, nën muzikën e cyrleve e daulles kapen dorë më dorë e hedhin valle. Në krye lënë një çift turistësh rumunë që është gjendur rastësisht në bjeshkë dhe është ftuar nga banorët e Buzëmadhes për të festuar me ta. Në mes të të pranishmëve ka shumë që kanë ardhur nga Tirana, për këtë festë të rëndësishme që i mbledh të gjithë bashkë.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte