“Destinacion” ndalet në kalanë shekullore të Drishtit, mes natyrës fantastike dhe historisë
“Destinacion” shkon në verilindje të Shkodrës, Postribë, zonën më antikomuniste ndër vite, mbi të cilin ngrihet ura e Mesit dhe kalaja e Drishtit.
Kalaja e Drishtit ndodhet 109 kilometra larg Tiranës, por rrugës për te kalaja shfaqet Ura e bukur e Mesit mbi lumin Kir.
Ura e Mesit është ura më e madhe e mbetur në Shqipëri, që nga periudha osmane duke u shpallur kështu monument i kategorisë së parë. Ajo u ndërtua nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768, me pllaka të lëmuara të gurit dhe ka gjithsej trembëdhjetë harqe jo simetrike.
Për teknikën e veçantë të ndërtimit, ura konisderohet si një monument i rrallë, prandaj duhet të shijoni patjetër një pamje të saj, duke pushuar buzë lumit të kthjellët të Kirit.
Rreth 6 kilometra më tutje ndodhet kalaja e Drishtit, ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilat ende banohet. Në Drisht ka nëntë familje që jetojnë brenda mureve rrethuese të kalasë të ngritur në shekullin e IX.
Në kullat e saj ka pushuar shkrimtarja e njohur angleze Edith Durham, e cila shkruante nga Drivasti i lashtë, librat e saj për Shqipërinë.
Banorët e zonës thonë se kalaja ka nevojë për investime, për të zhvilluar turizmin.
“Kalaja e Drishtit ka një histori të lavdishme ndër shekuj. Unë shpresoj që kjo iniciativë të vazhdojë, pasi do çonte në zhvillimin e gjithë zonës. Duhen rregulluar të gjithë shtëpitë e vjetra brenda kalasë, për t’i kthyer në bujtina,“- thotë Kujtim Buhaj, banor i fshatit Drisht.
Shoqata “Postriba” dhe Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes“ me qendër në Angli, kanë organizuar një aktivitet shkencor e kulturor kushtuar Drishtit. Grupet folklorike nga e gjithë Shqipëria e Kosova i japin ngjyra kalasë së lashtë.
Poshtë kalasë së Drishtit shtrihet Postriba, e cila është e njohur në historinë e Shqipërisë, për lëvizjen e parë antikomuniste fill pas çlirimit të vendit. Kryengritja zgjati fare pak, por ata që u vranë e u persekutuan pas saj ishin të shumtë.
Sot zona po e rimerr veten dhe rijetësimin i kalasë së Drishtit do i japë jetë, popullsisë së mbetur ende këtu.
Kalaja e Drishtit dhe Urën e Mesit mund t’i zgjidhni si destinacion ditor, për t‘u njohur me histori të lavdishme dhe për të thithur erën e mirë të sherbelës që në këto anë gjendet kudo.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte