Destinacion SHBA-të, sekuestrohen 12 ton kokainë në Panama, 10 të arrestuar (VIDEO)

12 Nëntor 2025 | 08:17

Autoritetet panameze njoftuan të martën se kanë sekuestruar 12 ton kokainë në një operacion të kryer në Oqeanin Paqësor. Kjo është një sasi rekord në historinë e vendit. Sipas prokurorit Julio Villarreal, operacioni u krye të hënën në një anije që ishte nisur nga Kolumbia për në Shtetet e Bashkuara. Dhjetë anëtarë të ekuipazhit u arrestuan.

Ky është sekuestrimi më i madh që nga viti 2007, kur 19 ton kokainë u sekuestruan në ujërat panameze në Paqësor. Panamaja është një qendër për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut, kryesisht nga Kolumbia fqinje, me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Në muajt e fundit, disa vende të Amerikës Latine janë përpjekur të nxjerrin në pah përpjekjet e tyre për të luftuar kartelet, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë vendosur forcë ushtarake në rajon me qëllimin e deklaruar për të luftuar trafikun e drogës.

Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se u përkasin trafikantëve të drogës. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 20 sulme që kanë vrarë 76 persona.

Venezuela akuzon SHBA-në se po përdor luftën kundër karteleve të drogës si pretekst për të kryer një operacion që synon rrëzimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe sekuestrimin e rezervave të naftës së vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio të enjten nisi një nismë të udhëhequr nga SHBA-të për të përqendruar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në atë që...
17:38 | 16/07/2026

Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta

Qeveria e Hungarisë njoftoi të enjten se i dërgoi policisë një raport në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike gjatë blerjeve të softuerëve...
17:28 | 16/07/2026

29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale

Njëzet e nëntë vende nënshkruan të enjten një marrëveshje për të krijuar Organizatën Botërore të Bashkëpunimit për Inteligjencën Artificiale, një organ ndërqeveritar që Kina thotë...
17:05 | 16/07/2026