Moska ndalon hyrjen e 30 qytetarëve japonezë, shkak saksionet e vendosura nga Tokio
Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për 30 shtetas japonezë, mes tyre edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Toshihiro Kitamura, në përgjigje të sanksioneve që Tokio ka vendosur ndaj Moskës pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është pjesë e “masave hakmarrëse ndaj veprimeve armiqësore të Japonisë”, të cilat lidhen me “të ashtuquajturin operacion special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
“Si pjesë e masave për t’iu përgjigjur veprimeve sanksionuese zyrtare të Tokios kundër vendit tonë, është vendosur ndalim i pacaktuar hyrjeje në Rusi për 30 qytetarë japonezë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Lista përfshin, përveç zëdhënësit Kitamura, gazetarë dhe profesorë nga disa universitete të njohura japoneze, të cilët, sipas Moskës, “kanë kontribuar në formimin e një narrative anti-ruse në opinionin publik japonez”.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Japonia ka miratuar disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalime eksportesh, ngrirje pasurish dhe kufizime për dhjetëra zyrtarë rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët