Destinacion udhëton në Selcë, aty ku prehen mbretërit Ilirë
Destinacion jonë i radhës është Selca një vend plot histori të lashta, histori mbretërish ilirë që prehen në këtë kodër shkëmbore në zonën e Mokrës.
Nën këmbët tona fshihet një qytetërim ilir, që dikur ziente nga jeta, ndërsa sot i ka lënë vendin fshatit të varfër të Selcës, që duket sikur merr frymë nga e shkuara e hershme.
Selca nuk është larg nga kryeqyteti, vetëm 69 kilometër, kur të mbërrini në Qukës duhet marrë rruga e re që të çon në Golik, dhe aty është ndalesa e parë që duhet të bëni.
Në të djathtë, anë të një fushe të gjelbëruar do të shihni një prej urave më të bukura që janë ende në këmbë, urën e Golikut. E ndërtuar në shekullin e II, me një gjatësi 17 metër , gjerësi 3 metër dhe lartësi 10 metër, kjo urë klasifikohet monument kulture i kategorisë së parë.
Selca e poshtme është një fshat kryesisht me shtëpi të vjetra, por ka edhe pak syresh, të rikonstruktuara rishtazi. Mund ta themi me plot gojën që meritën në zbulimin e këtij qytetërimi antik e ka familja Ceka. Në vitin 1948 ishte Hasan Ceka që zbuloi gjurmët e para, më pas Neritani dhe e bija.
“Mendohet që këtu janë varrosur disa mbretër ilirë të dinastisë së mbretit Bardhyl, të cilët kanë drejtuar shtetin Ilir diku në shekullin e V-të para lindjes së Krishtit. Varri ku jemi tani lidhet me mbretin Monun, pasi këtu te shpella ndodhet një përkrenare, e cila është njësoj me përkrenaren që i përkiste mbretit Monun,“- thotë arkeologia Froseda Angjellari për Destinacion në Euronews Albania.
Mes këtyre 5 varreve ilire, njëri është i veçantë.
“Ky është varri numër dy, i cili është shumë i veçantë nga ana arkitekturore dhe në këtë varr varrimi bëhej vetëm me djegie. Hiri i personit që digjej vendosej në një urnë, e cila vendosej në pjesën e poshtme të varrit numër dy,“- tregon Froseda Angjellari, arkeologe.
Poshtë këmbëve tona fshihet një qytetërim ilir. Mendohet se sipërfaqja totale e këtij vendi ka qenë 30 mijë metër katrorë dhe daton në shekullin e katër e të tretë para Krishtit.
Kudret Baçi mirëmban këtë vend bashkë me të birin. Në vitin 1997 nuk lejoi asnjë që të shkatërronte varrezat ilire në përpjekje për të kërkuar thesare, ndërsa sot, nga shtëpia e tij ka vënë një prozhektor që kontrollon çdo lëvizje dhe natën.
“Jemi rritur që fëmijë në këtë vend këtu dhe kur ishim të vegjël e luanim afër varrezeva na dukej si vend pa vlerë. Në ’92 kur filluan ta vizitonin turistë kuptova rëndësinë e madhe të këtyre varrezave dhe emocionohem kur dëgjoj historinë për to,” – shprehet Kudret Baçi. banor i Selcës.
Dita ikën shpejt me këto histori të mbretit Monun e Klitit që thuhet se janë varrosur këtu në Selcën e Poshtme, dhe është një udhëtim që ia vlen të bëhet edhe si një ecje në natyrë.
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta