Destinacion udhëton në Zadrimë, tokën e shenjtorëve dhe shtëpinë e kulinarisë
Destinacioni që do vizitojmë sot është Zadrima, toka ku ka lindur i madhi Gjergj Fishta, vendi i artizanëve dhe mjeshtrave të kuzhinës. Zadrima është toponimi që vjen nga serbishtja dhe do të thotë ‘Përgjat Drinit’.
Kjo është një ultësirë pjellore e mbushur me vreshta, ullinj, shegë, grurë e misër dhe shtrihet nga Lezha deri në hyrje të Shkodrës.
Vizitën do e nisimi në qytetin e Skënderbeut dhe pikërisht në vendin ku prehet heroi ynë kombëtar, në Katedralen e Shën Nikollit e cila është ndërtuar në shekullin e XIV. Aty na pret Z.Pjerin Nderu, kryetar i bashkisë Lezhë që na orienton guidën në këtë zonë.
“Zadrima është një zonë e jashtëzakonshme, ndoshta në pamje të parë duket si zonë bujqësore, por në fakt nuk është vetëm aq. Lezha ka det, ka lagunë, ka fushë, ka kodër, ka mal, ka objekte historike dhe është mbretëresha e kulinarisë në Shqipëri,”- tregon Z.Ndreu.
Kjo zonë shquhet për trashëgimin kulturore të veshjeve zadrimore ku ruhen elementë nga kultura e vjetër ilire. Zonja Tereza është angazhuar që prej vitit 1993 në promovimin e kësaj trashëgimie.
“Ne kemi 27 vite që e kemi filluar në Mblenisht të Zadrimës, se atje është tamam tradita e punimeve. Veshja e Zadrimës është komplet e punuar me dorë dhe komplet e prodhuar në Shqipëri,”- rrëfen Znj.Gega.
Tereza ka qënë gruaja që veshi Papën e Vatikanit me rastin e ardhjes së tij në Shqipëri dhe sipas saj ajo vizitë i ka sjellë mbarësi.
Lemë pas traditat për veshjet zadrimore dhe marrim rrugën drejt Zadrimës, ku mbërrin në një ndër vendet më piktoreske të shenjta, në kishën e Shën Eufemisë. Kisha përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dushani e rendit mes kishave të Krujës. Vetëm në vitin 1629 Ipeshkivi i Lezhës e rendit Shën Eufeminë në kishen e dioqezës të Lezhës.
Një tjetër vend i veçantë në këtë zonë është Kolegji i Troshanit, një djep i françeskianëve ku kanë studiuar At Gjergj Fishta, At Finçens Prendushi etj.
Pas ndalesës te Kolegji i drejtohemi Blinishtit për të vizituar Kishën e Martirëve. Ajo i është dedikuar të gjithë klerikëve shqiptarë martirë të fesë që janë pushtuar, internuar dhe burgosur gjatë periudhës komuniste. Znj.Brunilda Liçaj pedagoge dhe studiuese na tregon më shumë rreth kishës.
“Ajo që është lënë paksa në heshtje gjithë këto vite është pjesa e intinerarit të kishave të shumta, rreth njëzet që ndodhen në Zadrimë. Në kuadër të një projekti në universitetin Aleksandër Moisiu kemi bërë guidën duke i pare turistët jo si turistë të rastësishëm, por që vjen për të parë kishat,”- u shpreh Liçaj.
Pas vizitave në kisha është momenti për të shijuar një tjetër veçori të zonës, kulinarinë. Në Troshan ndodhet Hani i Lekës, një agroturizëm ku çdo gjë që shërbehet është organike. Të zotët e hanit i rrisin vetë bagëtitë për mishin dhe kanë një kopësht plot me perime e fruta. Por ajo që nuk duhet të lini pa e provuar është likeri i Jerinës, një pije e veçantë.
Pas këtij shijimit të kuzhinës së Zadrimës udhëtimit tonë i erdhi fundi, por ju këshillojmë që ta vendosni këtë zonë në listën e udhëtimeve.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore