“Destinacion” viziton Kryeziun e Fushë Arrëzit, vendlindjen e At Shtjefën Gjeçovit
I struktur mes kodrash jeshile ndodhet Kryeziu i Fushë-Arrëzit, një vend piktoresk jo shumë i njohur, i cili u eksplorua nga “Destinacion”.
Në këtë vend ka lindur At Shtjefën Gjeçovi, aty ndodhet kisha ku ndaloi Frang Bardhi shekuj më parë, si edhe lagjja e myslimanëve. Banorët katolikë bashkëjetojnë në mënyrë të shkëlqyer me myslimanët në Kryezi, dhe i thërrasin “kumbarë”.
Kryeziu ka natyrë fantastike, me bimësi të dendur, ajër të pastër dhe peizazhe mbresëlënëse.
Për të shkuar në Kryezi janë dy rrugë, njëra nga Vau i Dejës në Pukë dhe tjetra nga rruga e vjetër e Kukësit.
Shtigjet e Kryeziut njihen për bimët mjekësore, njëri prej të cilëve të nxjerr edhe në ujëvarën e Kryeziut.
Me ngrohtësinë e mikpritjes, Kryeziu pret turistë nga Shqipëria dhe e gjithë bota.
LEXONI GJITHASHTU:
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte