‘Destinacion’ zbulon Funarin e katër liqeneve, që ndodhet vetëm një orë larg nga Tirana
‘Destinacioni’ i sotëm është një zonë e panjohur për pjesën më të madhe prej nesh dhe quhet Funar, pjesë e Elbasanit. Funari është rreth një orë e dhjetë minuta larg nga Tirana dhe 18 kilometër nga Elbasani.
Ju këshillojmë ta vizitoni këtë zonë për bukurinë natyrore që ofron, katër liqenet ose rezervatet e mrekullueshme, ajrin e filtruar nga pyjet masive dhe produktet organike që mund t’i blini në shtëpitë e banorëve të zonës.
Në fillim do ndalemi në historinë e lashtë të Funarit, që fillon nga fshati Bixellë tek i cili ka një vend që quhet Qytez. Këtu është gjetur një statujë nga periudha ilire e që sot është në muzeun historik. Më vonë ka pasur një kishë në Mollagjeshë, katër kisha në Korrë dhe në fshatra të tjerë që tregojnë se kjo ka qenë një zonë e krishtere.
Vazhdojmë me udhëtimin tonë, ku gjatë rrugës hasim një nga teleferikët më të çuditshëm, i cili ka shërbyer për të transportuar gurë nga shkëmbi i Letarit për te fabrika e çimentos në Balë. Por prej 7 vitesh ky teleferik është jashtë shërbimit.
Ajo që e bën te veçantë Funarin është sipërfaqja pyjore, e cila zë më shumë se gjysmën e sipërfaqes totale.
Në këtë udhëtim na shoqëron Olitian Haka, administrator i Funarit, që na tregon se zona është kthyer në atraksion turistik vitet e fundit.
Gjatë bisedës ai na zbulon se është duke u zhvilluar një projekt për të lidhur Krrabën me Funarin dhe kjo rrugë do të shkurtojë shumë kohën e udhëtimit.
“Bashkia Elbasan ka një plan konkret për zhvillimin e turizmit gjë e cila do të realizohet duke hapur rrugën nëpërmjet Tiranës, duke lidhur Tiranën me njësinë Funar. Kjo do ta ndihmojë shumë zonën në zhvillimin e turizmit.,për arsye se një pjesë e turistëve që jetojnë në Tiranë do vijnë ta vizitojnë këtë zonë”, – tregoi Haka.
Erdhi koha t’i drejtohemi liqeneve të cilat janë ndërtuar nga dora e njeriut dhe rrethohen nga pisha dhe lisa. Aty na shoqëron një nga banorët autokton të zonës, zoti Safedin Dika. Safedini na tregon se këto liqene që po na mahnitin ne tani me bukurinë e tyre, janë ndërtuar në vitin 1967, ndërsa rezervati më i madh është rindërtuar në 1985, periudhë në të cilën u ndërtuan dhe dy rezervuarët e tjerë.
Në këta liqene që menaxhohen nga privati, mund të peshkoni. Kjo mund të jetë një tjetër arsye se pse duhet të shkoni të vizitoni Funarin.
Në këtë zonë, përveç shëtitjes në ajër të pastër dhe shijimit të gatimeve të zonës, mund të mblidhni kërpudha dhe trëndafil të egër që i gjeni me shumicë.
Por me çfarë jetojnë banorët e Funarit na i thotë Safedin, i i cili preket në momentin që flet për emigrimin e djemve të tij jashtë shtetit.
“Jeton me të ardhurat bujqësore, me ato blegtorale dhe nga emigracioni i cili ka bërë punën e vet dhe çdo familje ka emigrantë. Unë kam tre fëmijë, që të tre i kam jashtë shtetit. Me merr malli shumë”, – shprehet i përlotur Dika.
Funari duhet vizituar për klimën e pastër, ushqimet tradicionale, liqenet më një pamje që nuk i keni parë askund dhe shpellën me një gojëdhënë të bukur.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore