Detaje nga kontrata e Brojës, sa paguan Fulham nëse nuk aktivizohet 10 ndeshje
Orët e fundit të merkatos së janarit regjistruan një transferim në radhët e futbollistëve kuqezi, e bëher fjalë për Armando Brojën, i cili do të jetë pjesë e Fulham në formë huazimi. 22-vjeçari u zyrtarizua gjatë së enjtes, ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numrin 9. Skuadrat kanë firmosur me njëra-tjetrën marrëveshjen, ku në rast se lojtari nuk luan minimum 10 ndeshje, atëherë Fulham do të duhet ti paguajë bluve 5 milionë euro të tjera. Sa i përket huazimit ai është në vlerën e 4 milionë eurove, që kalon në arkat e klubit të Chelseas.
Sa i përket interest ndaj tij, ishte nën vëzhgimin edhe të dy klubeve të tjera evropiane. Sipas asaj që mediat britanike raportojnë, Atletico Madrid e Milan kërkonin shërbimet e 22 vjeçarit. Spanjollët u refuzuan për shkak të marrëdhënieve jo të mira, ndërsa Milani kërkonte të paguante vetëm rrogën e lojtarit, dhe asnjë kosto shtesë për huazimin. Të dyja këto oferta u refuzuan, duke bërë që të arrihej akordi me Fulhamin.
Një tjetër lëvizje që prodhoi janari është ajo e Marash Kumbullës, i cili u transferua tek Sassulo. Qendërmbrojtësi vjen nga një dëmtim i rëndë që e mbajti 1 vit larg fushave, ndërsa deri në fund të këtij sezoni do të jetë pjesë e Sassuolos, aty ku mund të rimarrë formën, ndërsa edhe konkurrenca është më e ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zyrtare| Broja largohet nga Chelsea, i bashkohet ekipit tjetër në Londër
- Liverpool ‘turpëron’ Chelsean, Broja nuk aktivizohet asnjë minutë
- VIDEO| Chelsea shënon 6 gola dhe shkon në finalen e Kupës, protagonist dhe Broja
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit