Liverpool ‘turpëron’ Chelsean, Broja nuk aktivizohet asnjë minutë

1 Shkurt 2024 | 15:46

Chelsea është rikthyer sërish tek rezultatet negative, ndërsa pësoi një humbje të thellë në përballjen me Liverpoolin. Të besuarit e Pochettinos e patën të pamundur ti bëjnë ballë furisë së kuqe të Klopp, duke pësuar dy gola që në fraksionin e parë. Diogo Jota zhbllokoi rezultatin e Bradley dyfishoi, teksa Nunez shpërdoroi një 11 metërsh në limitet e pjesës së parë.

Edhe 45 minutat e dyta ofruan të njëjtën panoramë, me Soboslain që realizoi golin e 3-të për Liverpool.

Në minutën e 71 do të vijnë reagimi i Chelseas me Nkunku që realizoi golin e vetëm për blutë, ndërsa Diaz vulosi triumfin 4-1 të të kuqve, të cilët e shohin veten në vendin e parë, 5 pikë më tepër se Manchester City, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ishte në stol tek Chelsea, ndërsa nuk u aktivizua asnjë minutë.

Të mërkurën u luajtën dhe 2 ndeshje të tjera në elitën e futbollit anglez, ku City fitoi ndaj Burnleyt 3-1, ndërsa Tottenham përmbysi Brentfordin 3-2. Tek skuadra e qytetarëve golat erdhën nga Rodri e një dopietë e Alvarez, ndërsa për Burnleyn shënoi Aldakhil. Sa i përket Tottenhamit e nisi jo mirë ndaj Brentford ku e pa veten në disavantazh të një goli të realizuar nga Maupay, por arriti të përmbysë me Udogie, Johnson e Richarlison. Miqtë ngushtuan diferencën në 3-2 me të përhershmin Toney, por pa mundur të marrin pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026