Detaje nga ngjarja e rëndë, flet kolegia e 44-vjeçares që u qëllua nga partneri

19 Shkurt 2025 | 16:24

Drejtuesja e shoqatës “Gruaja tek Gruaja“, Trendelina Boriçi tregon detaje nga takimi i fundit me Anila Ndokën, 44-vjeçaren që u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj.

Lajmi i ka shokuar të gjithë, ndërsa Boriçi tregon se Anila ka qenë me detyrë psikologe, e pikërisht e përshirë në rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.

“Në fakt ngjarja është tronditëse për çdo qytetar, aq më tepër për personat që kanë bashkëpunuar me të, e kanë njohur më nga afër dhe kanë pasur dijeni dhe njohuri për kontributin në fushën në të cilën ajo ka dhënë kontribut. Organizata ‘Gruaja te gruaja’ ka qenë një strehëz emergjence për gratë dhe vajzat e dhunuara. Anila ishte pjesëtare e këtij grupi on call dhe bashkëpunimi i ‘Gruaja tek gruaja’ me Anilën ishte pikërisht këtu, domethënë, punonjëse e strehëzës së emergjencës dhe kontributi i saj ka qenë pikërisht këtu, në pritjen në akomodimin e tyre”, shprehet Boriçi.

Borici thotë se në takimin e fundit me të nuk ka shprehur asnjë shqetësim në familje, ndërsa thotë se nuk ka pasur asnjë pengim për të punuar edhe turnin e natës.

“Komunikimi me të ka qenë më tepër përmes punës. Ajo para dy ditësh ishte në turnin e strehëzës, por nuk është se ka shfaqur ndonjë problematikë”, tregon ajo.

Në syrin e psikologes, ndjenja femërore e mbrojtjes mund ta ketë penguar Anilën për ta shprehur këtë problematikë me të tjerët apo ta denoncojë.

24 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, Anila Ndoka vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Burime pranë spitalit rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se gjendja e pacientes është kritike dhe ka pasur disa herë tentativa për ta dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë por që kanë dështuar për shkak të gjendjes së rëndë. Ndërkohë policia vijon hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa janë hapur telefonat për të këqyrur komunikimet e fundit mes tyre.

Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari Kolë Manaj i ka dërguar mesazh Anilës, në gjendje të rëndë psikologjike, duke i thënë që do lëndonte veten në rast se nuk do ishin më bashkë. Anila i ka kërkuar të vinte ta takonte tek puna, në lagjen ‘Mark Lula’ ku me pas ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026