Emrat dhe detajet nga ngjarja në Vlorë, policia: Tre persona morën peng dhe dhunuan 20-vjeçarin për 6 mijë euro
Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me një rast pengmarrjeje të ndodhur në qytet, ku sqaron se një 20-vjeçar është marrë me forcë në automjet dhe më pas është dhunuar, me qëllim përfitimin e një shume monetare. Sipas policisë, janë identifikuar personat e dyshuar të implikuar në ngjarje.
Në njoftim bëhet me dije se është vënë në pranga një nga autorët, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa akuzohen për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “STRIKE 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Brajan Habazaj, 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit Roberto Lapa, 30 vjeç, dhe Leandro Kapllani (Lapa), 34 vjeç, vëllezër, të dy banues në të njëjtin fshat.
Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në automjet një 20-vjeçar dhe e kanë dërguar në një ambient të veçuar, ku më pas kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një shume prej 6 mijë eurosh”, njofton policia.
Policia bën me dije se vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme