Detaje të reja nga ngjarja në Pogradec, gazetari zbardh dy dëshmitë kontradiktore

15 Gusht 2024 | 12:05

Gazetari Xhensil Shkëmbi ka dhënë detaje të reja përmes një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now, lidhur me dosjen e vrasjes së Egli Progës, në Pogradec.

Sipas tij ka dy deklarata kontradiktore, të Voltan Zhulkut, pronari i lokalit “Strocka” , ku ka ndodhur ngjarja dhe deklarate Ardian Bejkos, i cili ishte vetëm 30 metra larg vendi të ngjarjes gjithashtu.

“Nuk ka pasur debat për asnjë moment midis Denis Meçes dhe Egli Progës, viktimës. Egli ka ndenjur shumë pak tek lokali, ka pirë vetëm gjysmën e birrës, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë debat, asnjë sherr, asnjë grusht.”

Nga ana tjetër, gjithë ngjarjen e ka parë nga afër edhe shtetasi Ardian Bejko, vetëm 30 metra larg Progës, i cili është shprehur kështu:

“Unë kam parë një person , i cili u godit nga një person tjetër me grushta në pjesën e kokës dhe ra në pjesën e asfaltit. Unë nuk jam afruar, port kam parë nga larg që pronari i lokalit me emrin Voli, i është afruar personit të rrëzuar dhe po i jepte ndihmë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026