DETAJET/ Gazetari skanon tre kandidatët për drejtues të SPAK: Ja profili i tyre
Gazetari Armand Bajrami tregoi në emisionin Now në Euronews Albania detaje nga karriera e tre kandidatëve për kreun e SPAK, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Ai u shpreh se të tre kandidatët janë prokurorë karriere, dinjitozë dhe që kanë pasur në dorë dosje të rëndësishme.
“Adnan Xholi është në vitin e 25 të karrierës si prokuror, ka qenë drejtues i Krimeve të Rënda, së fundmi para se të shkonte në SPAK, ka qenë pjesë e Prokurorisë e Përgjithshme. Dumani është prokuror me 23 vite karrierë, ka qenë në Prokurori në Tiranë dhe rrethe. Për një periudhë ka qenë drejtues i njësisë Task Force në Prokurorinë e Tiranës ku ka pasur rezultate shumë të mira. Kondili ka 18 vjet karrierë si prokuror, ku 15 vite ka qenë te Krimet e Rënda dhe 3 vite në SPAK. Dumani dhe Kondili garojnë për herë të dytë për këtë detyrë, i ri në këtë garë është Xholi”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 08:38 Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta
- 08:12 Tërmetet në Venezuelë, shpëtohet pas 6 ditësh nën rrënoja një fëmijë trevjeçar
- 08:02 Zyrtari i lartë amerikan: Këceva nga gëzimi kur Irani u eliminua nga Kupa e Botës
- 07:49 Franca “shkatërron” Suedinë 3-0, siguron kualifikimin në raundin e 16-të të Botërorit
- 07:42 Raporti Financiar 2025: Donald Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave