“Deti Jon më pak i rrezikshëm se deti Adriatik”, Ambientalisti Sazan Guri jep arsyet
Ambientalisti Sazan Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se midis detit Adriatik dhe Jon ka shumë ndryshime për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm.
Ai tha se nëse krahasojmë të dy detet do të shikojmë se deti jon ka më pak rrezikshmëri. Sipas ambientalistit Joni që në fillim e përgatit mendjen e njeriut për thellësi ndaj njeriu është gjithnjë vigjilent, ndryshe nga ç’ndodh me detin Adriatik. Gjithashtu ai tha se edhe densiteti i kripës apo i rrymës detare është më i favorshëm në detin e Jonit.
“Po të krahasojmë dy detet, joni është më pak i rrezikshëm. Ai ka sipërfaqe të thellë dhe njeriu që në fillim ballafaqohet me thellësinë dhe me largësinë. Nëse Adriatiku të gënjen me thellësinë dhe ti nuk e merr parasysh rrezikun e valëve.
Joni të mbron që në fillim nga ana psikologjike, se të përgatit që është shumë thellë. Joni gjithashtu ka densitet më të madh, ka më tepër kripë dhe trupi qëndron më lehtë mbi det gjithashtu rryma në detin Adriatik është dy apo tre herë më e fuqishme”,-tha Sazan Guri.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit