Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ngjela: Person me pushtet në PS, Rama s’ka dorë
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt nga SPAK.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se arrestimi i personaliteteve të tilla bëhet që të mos fshehen provat.
Sipas tij, çështjen e Ahmetajt, SPAK duhet ta çojë deri në fund pasi ish-ministri mund të krijojë dyshime në ligj.
Mes të tjerash ai ngriti dyshime se deputetët socialistë do të votojnë për heqjen e mandatit të Ahmetaj, që më pas të arrestohet.
“E prisja këtë nga SPAK. Është person politik, nuk mund të arrestohet ose të kërkohet kërkesa për arrest pa ia aprovuar në mënyrë të veçantë e të drejtpërdrejt pafajësinë. Flasim këtu për arrestimin. Ky nuk e ka veprën penale të cilësuar. Arrestimi i personaliteteve të tilla bëhet që të mos fshehen provat, e dyta kjo zvarritje që thoni ju është proceduriale. SPAK duhet ta çojë deri në fund pasi ai mund të krijojë dyshim në ligj. Nuk mund të përjashtojmë faktin se Koka e Bllako nuk kanë dhënë prova. Hetimi duhet të jetë shkencor. Ahmetaj ishte një nga njerëzit më të preferuar të mazhorancës. Duhet të votojnë 71 persona në Kuvend që ai të arrestohet. Do të ja japë PS? Rama e ka deklaruar se ne nuk merremi me fajësinë. 71 të PS që janë në Kuvend votojnë në mënyrë të fshehtë. Duhet t’i presim të gjithë rastet që mund të prishet kjo. SPAK i duheshin vetëm prova absolute. Kemi parasysh një gjë që mazhoranca është e socialistet dhe që Ahmetajt ka pasur shumë pushtet. Rama tani nuk ka gjë në dorë”- tha ai.
Ngjela përfundoi duke u shprehur se Ahmetaj ka qenë një nga njerëzit me influencues të PS dhe e ka ndihmuar atë të vij në pushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve