Deti që bashkon Rusinë me Ukrainën, pre e gjeopolitikës

13 Shkurt 2022 | 12:35

Ndërsa bota monitoron lëvizjet e trupave ruse në Bjellorusi, autoritetet ukrainase janë po aq të shqetësuara për mundësinë e stërvitjeve ushtarake ruse në Detin Azov.

Rusia ka njoftuar më herët se në Detin Azov dhe atë të Zi, gjatë stërvitjes do të bllokohen të gjitha anijet, përfshirë ato tregtare, në mënyrë që marina e saj të kryejë stërvitje.

Të indinjuara, autoritetet në Kiev kanë deklaruar se do t’i përgjigjen paralajmërimit rus.

Anatoli është 73 vjeç, 50 prej të cilave i ka kaluar duke peshkuar. Ai thotë se nuk e ka ndjerë rritjen e tensioneve me Rusinë, por shton se, nëse ujërat e Azovit bllokohen, gjërat do të bëhen më të vështira.

Deti i Azovit ndahet mes Ukrainës dhe Rusisë, me dy fqinjët që rrezikojnë çdo ditë konfliktin mes tyre. Anijet ruse janë më të shumta në numër se ato ukrainase dhe shpeshherë flota e tyre i afrohet brigjeve. Njoftimi për një stërvitje ushtarake javën e ardhshme ka bërë që tensionet të rriten.

“Kur shikon lajmet trembesh. Duket sikur dikush do të trokasë në derë dhe do të shkaktojë dhimbje dhe gjak”, u shpreh një grua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026