Dhanë ‘Metadon’ në shkelje të protokollit, dërgohen në gjyq mjeku dhe infermieri
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy persona, një mjek dhe një infermier, për akuzat e “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës” pas dyshimeve për shkelje të protokolleve mjekësore në lidhje me lëshimin dhe dhënien e medikamentit “Metadon”.
Hetimet e Prokurorisë së Fierit zbuluan se mjeku me iniciale L.B., një toksikolog, ka lëshuar një recetë për përdorimin e “Metadonit” për një person që pretendonte se ishte përdorues i lëndëve narkotike, pa pasur analizat e duhura dhe pa rekomandimin e mjekut të familjes, përkundrejt përfitimit material.
Po ashtu, infermieri me iniciale E.M., i cili punon në Sektorin e Shërbimit Parësor në NJVKSH Fier, ka dhënë dyfishin e sasisë së përcaktuar të “Metadonit” një pacienti, duke shkelur protokollin mjekësor dhe pa kartelë mjekësore për këtë person, gjithashtu përfitues i përfitimeve material.
Prokuroria vijon hetimet, ndërsa çështja pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta