Procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari që dhunoi djalin e ish-deputetit

26 Prill 2025 | 10:54

Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka dhunuar Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Kliton Sulçe, ka goditur me grushte dhe ka kërcënuar 19-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në një rezidencë në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt,” thuhej në njoftimin e policisë.

Si ndodhi ngjarja?

Disa persona të paidentifikuar kanë mbërritur me automjet në lokalin ku ndodhej Krist Fufi.
Pasi kanë marrë nga bagazhi shkopinj dhe sende të forta, ata kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë dhunuar 19-vjeçarin.

Si pasojë e sulmit, Krist Fufi ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026