Dhimbje dhe vuajtje në Afganistan pas tërmetit

23 Qershor 2022 | 20:44

Dhimbje dhe vargje varresh të hapura. Pamjet përsëriten në disa fshatra në lindje të Afganistanit, të tronditur nga tërmeti më i keq në dy dekada, që goditi vendin të mërkurën, duke lënë rreth 1 mijë të vdekur dhe mbi 1500 të plagosur.

Zonat e prekura janë të largëta dhe aksesi në to i vështirë, por kjo nuk është sfida më e madhe OJQ-ve që veprojnë në vendin e udhëhequr nga talebanët e ku miliona njerëz po vdesin nga uria.

 “Ne mund t’u ofrojmë atyre mbështetje humanitare, që do t’i ndihmojë dhe shpëtojë jetën në terma afatshkurtër. Ajo që nuk duam të shohim është që njerëzit e prekur nga tërmeti të jetojnë në kampe apo vendbanime informale,” – u shpreh Rebecca Roby nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët.

Ndërtimet me tulla apo prej qerpiçi janë të shumta. Tërmeti thuajse 6-ballësh varrosi familje të tëra teksa flinin dhe la mijëra të tjera të pastreha.

 “Kam 4 martirë në familjen time, të cilët i varrosa sot, si dhe 12 anëtarë të tjerë të plagosur. Ndihem e pashpresë, nuk kam asnjë qindarkë,” – u shpreh një qytetare.

Pjesa dërrmuese e operacioneve të shpëtimit po bëhet me duar. Disa fshatra janë izoluar dhe mund të arrihen vetëm me helikopter. Katastrofa përbën një sfidë madhore logjistike për qeverinë e talebanëve, e izoluar nga bota pasi vendosi ligjin e ashpër islamik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026