Dhjetë muaj në çadër, familja Krosi kërkon që shtëpia të rindërtohet aty ku ishte
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast ku rindërtimi për shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti ende nuk ka nisur.
Në materialin e shpërndarë nga Partia Demokratike familja Krosi në Bushnesh të Krujës prej 10 muajsh qëndron në çadër, dhe kërkon që shtëpia të rindërtohet aty ku ishte dhe të mos largohen nga fshati.
Dodë Krosi së bashku me familjen e tij e ka kaluar dimrin dhe verën brenda një çadre, që nuk ofron asnjë mbrojtje ndaj kushteve të vështira atmosferike.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vizituar familjen Krosi dhe i ka pyetur se ku do të qëndrojnë gjatë muajve të dimrit ndërkohë që Marte Krosi, zonja e shtëpisë është shprehur e shqetësuar.
“Në dimër çadër, verës kemi ndenjur në hije të rrushit prej të nxehtit, po në dimër ku do shkojmë?”,- tha Marte Krosi duke theksuar se nëse nuk gjejnë zgjidhje do të qëndrojnë në çadër.
Ndërkaq Dodë Krosi, kryetari i familjes tha se ju kishin premtuar një kabinë në Thumanë të cilën kërkonte ta bënin po aty ku ishte shtëpia e tyre.
“Një dhomë a dy dhoma, 2 dhoma të na bëhen këtu, nuk duam më tepër. 2 dhoma të na bëjnë, 2 dhoma”,- tha z. Krosi.
Sipas materialit që ka shpërndarë PD-ja ë ardhurat e tyre janë vetëm 2 pensione që të moshuarit marrin dhe nuk mjaftojnë për ta rindërtuar banesën, prandaj kërkojnë ndihmë nga shteti.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta