Dhjetë muaj në çadër, Lulzim Basha viziton familjen Gjoni në Kurbin

11 Tetor 2020 | 12:00

Familja e Viktorit Gjonit në qytetin e Kurbinit prej 10 muajsh jeton në çadër pas dëmeve që banesa pësoi nga tërmeti i vitit të kaluar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi familjen Gjoni ku pa nga afër vështirësitë me të cilat ata përballen.

Prej 7 vitesh, kryefamiljari nuk ka mundur të gjejë një punë dhe të ardhurat e vetme vijnë nga ndihma ekonomike.

“Shkoj të marr një thes miell më thonë nuk kam mundësi për ta dhënë se s’ke ku i merr që të m’i  japësh edhe unë s’kam lekë që të marrë furnizimin. Vetëm 39 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Ato nuk e di, a t’ia marr ilaçe kësaj a të ha bukë, a të blej vaj. Ka 15 muaj që jam tu u marr vetëm me letrat me çertifikimin e kësaj prone. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu. Ky edhe atë 39 mijë lekësh që e marr te ndihma ekonomike mundohet të ma marr mos me një mënyrë me një tjetër”,- u shpreh kryefamiljari, Viktor Gjonaj.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria të zbatojë planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë e propozuar më herët nga demokratët në ndihmë të qytetarëve që u prekën nga tërmeti i një viti më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026