Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, Malaj: Rast ekstrem, pasqyrë e shoqërisë sonë
Politikanja Nora Malaj, tha se dhunimi i të moshuarës në Pejë ishte pasqyrë se ku është shoqëria sot dhe cilat janë rreziqet e saj.
E ftuar në Euronews Albania, Malaj theksoi se shoqëria jonë ka një memorie shumë të shkurtër që tronditet vetëm kur ndodh problemi, referuar dhunës së të moshuarës që sipas saj ishte një ekstrem.
“Ngjarja ishte pasqyra që tregon se ku është shoqëria dhe cilat janë rreziqet e asaj që themi në të përditshmen. Ne tronditemi vetëm kur ndodh ngjarja. Shoqëria jonë ka një memorie të shkurtër tronditet kur ndodh problemi.
Rasti ishte ekstrem, ekstrem që tregon element të theksuar dhune, bullizmi, të mospasjes të empatisë, qasje të theksuar të mënyrës se si me4naxhohen shtëpitë e të moshuarve.
Shoqëria po përballet me atë që quhet rrebeshi i modelit më të keq për ta modeluar me sjelljen e familjeve tona”- tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhuna ndaj të moshuarës në Pejë, reagon Osmani: E patolerueshme
- Detaje nga dhunimi i nënës së heroit në Pejë, familjarët paguanin 650 euro në muaj
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump