Dhuna në jetimoren e Sarandës, e mitura: Edukatorja më goditi me shkop
28 Shtator 2022 |
18:42
E rëndë dhe shokuese në shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë tre fëmijët e një nëne janë abuzuar fizikisht dhe seksualisht.
Vajza e dhunuar rrëfeu një prej ditëve kur edukatoret po i vinin në gjumë dhe vajzës nuk i flihej. Vetëm sepse nuk kishte dashur të flinte, edukatorja e kishte goditur me shkop në këmbë.
E mitura tregoi se kishte pasur shumë raste kur kishte reaguar edhe për dhunën që ushtrohej ndaj motrës së saj më të vogël. Ndërkohë, nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka denoncuar në polici rastin e dhunimit.
Vajza tregoi gjithashtu se shpesh ishte ankuar te edukatoret për shokët, por ato “bënin sikur harronin”, ndërsa ankesat për edukatoret tek drejtoresha e jetimores binin në vesh të shurdhët.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit