Dhuna në PD, Gështenja: Po duan një “partiçkë”, do jenë gjithë jetën në opozitë
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e quajti të turpshme dhunën dhe fyerjet e ushtruara nga militantët e PD-së ndaj gazetarëve dhe deputetëve gjatë mbledhjes së Kryesisë.
Gështenja theksoi se Partia Demokratike duihet të hapet ndaj emrave të rinj, pasi nëse mbetet peng i kryetarit, do të mbetet një “partiçkë e vogël” që nuk do të vijë kurrë në pushtet.
“Ajo ka që ka ndodhur atë natë ka qenë më se e turpshme. Unë kurrësesi nuk kam menduar asnjëherë që për njerëz që mendojnë ndryshe nga unë, unë duhet t’i kërcënojë. Kjo është e paapranueshme. Kjo është një nga arsyet. Arsyeja tjetër është që nuk u la zoti Bardhi të flasë.
Ndoshta edhe falë jush nuk pati përplasje fizike. Keni qenë vetë prezentë videot janë bërë publike. Unë e fus veten te njerëzit që kërkoj që demokratët të bashkohen nëse do vazhdojmë të sulmojmë njëri tjetrin, unë them jo.
Secili duhet të bëjë hap pas në të gjitha drejtimet. Nuk pres të ketë garë kur ne vrapojmë të mbyllim procesin një orë e më parë.Nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim që PD ka bërë përpara një viti. Nuk ka bashkim mekanik.
Të gjithë duhet të kontribuojnë për një parti më të madhe se sa ishte.
Nëse vrapojmë për të kapur postin e kryetarit, kush ka marrë kryetarin, është e gabuar. Ne duhet të vrapojmë për të bërë një PD më të madhe, nëse duam një partiçkë të vogël le ta bëjmë, por do mbetemi gjithmonë në opozitë.
Do vazhdoj të kontribuoj prej 30 vitesh jam në PD, besoj tek kjo parti. Nuk kam ardhur për karrigen e deputetit por kam ardhur për të kontribuar”, tha Gështenja.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar