Dhunë në stadiumet shqiptare, 3 episode vetëm fundjavën e shkuar
3 episode dhune janë regjistruar në futbollin shqiptar në harkun kohor të më pak se 1 jave, duke konfirmuar dështimin në garantimin e sigurisë nga autoritetet përkatëse.
Kategoria e dytë duket se është ajo më problematikja, ku dhuna ndaj futbollistëve apo gjyqtarëve si dhe sulmi ndaj autobusit të skuadrës është kthyer në normalitet.
Ndeshja mes Gramshit dhe Valbonës e luajtur ditën e shtunë është ndërprerë për shkak se kryesori i takimit u godit me grushta nga presidenti i skuadrës vendësem i cili më pas u shoqërua në komisariat ku u ndoq penalisht.
Në harkun kohor të 24 orëve, dy raste të tjera u regjistruan, duke konfirmuar mungesën e sigurisë për lojtarët. Fugoni i skuadrës së Pografecit me të cilin udhëtonin futbollistët dhe stafi u sulmua me gurë nga një i ri, i cili udhëtonte me automjetin e tij tip BMW.
Personi në fjalë hodhi sende të forta drejt autobusit duke thyer xhamin anësor, ndërsa pak orë pas ngjarjes ra në prangat e policisë.
E për të kaluar tek Superliga e Shqipërisë, tifozët e Tiranës u përplasën me atë të Teutës në kryeqytet, menjëherë në përfundim të përballjes së zhvilluar në ‘Air Albania’. Ndërhyrja e policisë qetësoi situatën, ndërsa videot vërshuan në rrjetet sociale.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë