Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca është dhunuar nga disa persona pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari Përndreca po udhëtonte në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, ku është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër.
Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën.
Ai ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU