Dhunohet politikania gjermane, ngjarja rrit shqetësimet në prag të zgjedhjeve në BE

8 Maj 2024 | 17:15

Një politikane e njohur në Berlin u sulmua fizikisht në mënyrë të dhunshme, duke marrë dëmtime në kokë dhe në qafë.

Bëhet fjalë për episodin më të fundit të sulmeve ndaj zyrtarëve të zgjedhur, që ka ngritur shqetësimet mbi rritjen e dhunës politike në Gjermani.

Frankciska Gifej, zyrtare e lartë përgjegjëse për ekonominë, ish-kryebashkiake dhe ish-ministre federale u sulmua gjatë një eventi në një bibliotekë të Berlinit, nga një person që iu afrua nga pas dhe e goditi me mjete të forta.

Gifej u dërgua në spital dhe mori trajtime për lëndimet në kokë dhe qafë. Prokurorët e kryeqytetit gjerman kanë deklaruar se e kanë identifikuar autorin e dyshuar të agresionit, por nuk dhanë detaje mbi identitetin e tij.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Vegner dënoi ngjarjen.

“Kushdo që sulmon politikanët sulmon demokracinë. Ne nuk do ta tolerojmë këtë, por do të kundërshtojmë të gjitha format e dhunës, urrejtjes, agjitacionit dhe do të mbrojmë demokracinë tonë”, deklaroi Vegner.

Vetë politikania e dhunuar e cilësoi sulmin si një “tejkalim të kufijve që ne si shoqëri duhet ta kundërshtojmë”.

Një seri sulmesh të verifikuara së fundmi ka rritur tensionet politike në Gjermani, ku atmosfera është tashmë e ethshme në prag të zgjedhjeve euro-parlamentare, ku partitë e ekstremit të djathtë në mbarë BE-në pritet të fitojnë terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane...
20:23 | 12/07/2026

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026