Dhunoi brutalisht të riun, kush është oficeri i policisë në Pogradec
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi nga Pogradeci aty ku një oficer policie ka dhunuar një të ri të qytetit brenda ambienteve të një pallati.
Gazetari u shpreh se personi i dhunuar është Ervin Norolla, ndërsa polici quhet Gjergji Riza.
Ky i fundit është një oficer policie i pezulluar edhe më parë nga radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas gazetarit Riza ka shfaqur probleme me kujtesën dhe ka kërkuar të largohet nga radhët e policisë për të dalë në kemp, por kërkesa e tij nuk është miratuar.
“Deri në këto momente bëhet me dije, nga informacione shumë kofidenciale brenda drejtorisë së Policisë Vendore të Korçës se polici Riza ka qenë njëherë i pezulluar. Gjergji Riza prej disa kohësh ka shfaqur probleme dhe me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Pogradeci drejt Korçës, ndërkohë që oficeri i policisë ka kërkuar të dalë në kemp, kërkesë që nuk është miratuar,” – u shpreh Shkëmbi.
Theksojmë se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për ngjarjen. Arsyet e dhunimit nuk dihen, ndërsa polici vijon në detyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë