Dhunoi dhe tentoi të vriste ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi (Emri)
Policia greke ka vënë në pranga një 33-vjecar shqiptar të kërkuar, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke. E reja 26-vjecare ka denoncuar në Komisariatin e Agia Varvaras në Athinë në 13 qershor se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste.
E reja greke kishte arritur të largonte litarin nga qafa dhe kishte thirrur për ndihmë. Nga dhoma ngjitur kanë dalë prindërit e saj bashkë me nipin e saj të mitur. Ish-bashkëshorti i saj i identifikuar si Zhuljan Prenci, e la litarin dhe nisi ta godiste me grushte në kokë si dhe e kafshoi në krahun e djathtë. Gjatë gjithë kësaj kohe ai e ka kanosur 26-vjecaren. Pas kësaj autori është larguar në këmbë nga banesa. Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në sallonin e banesës, teksa e reja mbante në krahë fëmijën e tyre 10 mujorsh.
33-vjecari Zhuljan Prenci është pikasur dy ditë më parë nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.
Zhuljan Prenci nga Gjirokastra ka qenë person me precedente penale per “vjedhje ne bashkepunim” në vitin 2011 në Gjirokastër.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore