Dhunoi të moshuarin me pasojë vdekjen, Prokuroria Fier dërgon për gjykim autorin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij.
Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor 2024 në fshatin Hoxhare e Re (Povelçë), ku shtetasi me iniciale I.N. ka dhunuar fizikisht dy bashkëshortë të moshuar, N.R. dhe A.R., për motive ende të paqarta.
Si pasojë e dhunës së rëndë, i moshuari me iniciale N.R. nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa bashkëshortja e tij, A.R., ka pësuar lëndime të lehta.
Pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Fierit ka përfunduar dosjen hetimore dhe ka dërguar çështjen për gjykim, teksa autori I.N. akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” me pasojë vdekjen dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
I akuzuari ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet.

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit