Dhunuan 15-vjeçarin, Prokuroria nis hetimet dhe kërkon pezullimin e efektivit të policisë

3 Qershor 2020 | 13:12

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimin për policin, i cili dhunoi pak ditë më parë një 15-vjeçar në kryeqytet. Adoleshenti kishte thyer karantinën dhe po kthehej në shtëpi me biçikletë, ndërsa u dhunua nga një prej policëve.

Prokuroria ka kërkuar pezullimin nga detyra të policit që u përfshi në dhunën ndaj të miturit, veprim i cili shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedim penal për të evidentuar veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit, për rastin e të miturit S.Ç. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera është kërkuar në gjykatë, pezullimi nga detyra, të efektivit të policisë G.N, sipas nenit 242 të Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë për evidentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë”,  thuhet në njoftim.

Nëna e adoleshentit të dhunuar, Zaida Çobo ka paditur sot drejtorin e policisë Ardi Veliu për cenim të dinjitetit. 

Ky veprim i nënës së 15-vjeçarit të dhunuar erdhi si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të kreut të policisë, i cili pak ditë më parë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, përdori një video ku Çobo shfaqej me pistoletë për ta denigruar atë si nënë dhe për të justifikuar veprimet e policisë ndaj të birit.

Lexoni gjithashtu: 

Videoja e nënës së 15-vjeçarit, Ardi Veliu kritikohet për justifikim të dhunës ndaj të miturit

Zaida Çobo padit drejtorin e policiës Ardi Veliu për cenim dinjiteti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026