“Dhurata nga baxhanaku”, KPA vulos shkarkimin e prokurorit të Apelit për Krime të Rënda

3 Korrik 2020 | 17:38

Kolegji i Posaçëm i Apelimi ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra prokurorin, Artan Bajrami.

Vendimi për Bajramin, drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda për 15 vite, u dha nga KPK në shkurt të vitit të kaluar, ku gjatë rivlerësimit iu gjetën probleme në lidhje me deklarimin e pasurisë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e KPK-së.

Gjatë verifikimit të deklarimit të pasurisë, KPK ngriti dyshime pas fshehje pasurie dhe deklarim të pasaktë.

Në një rast, për një pagesë pjre 1.5 milionë lekë për blerjen e një apartamenti 110 metra katrorë, e kishte mbuluar nga kursimet dhe shitja e një shtëpi në Gramsh për 4 mijë dollarë.

Kjo shumë prej 4 mijë dollarë që supozohej të ishte shpenzuar në vitin 2000 për blerjen e apartamentit, Bajrami e ka deklaruar si kursim dhe në vitin 2003.

Prokuroria e ka ndryshuar këtë deklarim duke thënë se paratë ia kishte dhuruar baxhanaku, i cili ishte biznesmen.

Baxhanaku gjithashtu i kishte bërë edhe dhurata të tjera familjes së prokurorit. Por, nisur nga fakti se, prokurori ka përdorur për të dalë jashtë vendit një makinë BMË X5 që rezulton në pronësi të kompanisë së baxhanakut.

Por, siguracioni rezultoi se ishte paguar nga prokurori dhe i biri, duke ngritur dyshime për pasuri të fshehur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026