Diaspora pa votë e pa ministri, premtimet e pambajtura të Ramës nga samiti në samit
Në pritje për të votuar, diaspora shqiptare mbeti edhe pa ministri. Kryeministri Rama thirri dy samite për diasporën e në të dyja premtoi ta realizonte, por mandatin e tretë e mori pa votën e tyre.
“Ministri i Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të jetë natyrshëm Pandeli Majko”
Katër vite më parë Edi Rama i besoi Pandeli Majkos drejtimin e një ministre pa portofol, siç ishte ajo e Diasporës.
Sipas Ramës, qëllimi ishte për të shtuar vëmendjen ndaj shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Asokohe, kryesocialisti ishte i qartë në rolin që do të kishte Majko në krye të diasporës.
“Vota e emigrantëve dhe afrimi i strukturuar i diasporës në ekonominë e vendit nuk mund të lihen më që t’i sjell koha, por duhet t’i mundësojë puna jonë, puna e kësaj qeverie”, tha Rama.
Pavarësisht këtij premtimi, emigrantët nuk votuan më 25 prill.
Në nëntor të 2016-s, Rama thirri edhe një samit për diasporën ku ftoi edhe presidentin Thaçi, disa ministra të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Në atë samit, Rama premtoi sërish votën e emigrantëve.
“Për t’i dhënë të gjithë atyre që jetojnë jashtë vendit tonë të drejtën që të marrin pjesë në procesin demokratik, duke votuar pa qenë nevoja të vijnë të paraqiten në qendrën e votimit këtu”, shtoi ai.
Me fokus të njëjtë, samiti i parë, ia la vendin një të dyti në mars të 2019-ës.
“Çka unë ju siguroj është se votën tuaj, të drejtën e votës tuaj, mundësinë tuaj për të votuar, ka vetëm dy rrugë për ne, o do ta bëjmë, o do ta bëjmë”, shprehej Rama.
Premtimet ia lanë vendin njëra tjetrës, votimi e emigrantëve nuk u realizua dhe Ministria e Diasporës u shkri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta