Editorial nga Ilva Tare: Dielli do të lindë gjithmonë
Asnjë prej nesh këtu në Euronews Albania nuk e kishte imagjinuar një ardhje në jetë kaq të vështirë, kur në mëngjesin e 21 nëntorit të kaluar, dielli lindi bashkë me një logo europiane në shtëpitë e shqiptarëve.
Pas një lindje, të gjithë gëzohen, e janë të lumtur, por fati ynë deshi që hareja e lindjes së të enjtes në agim, të zgjaste deri rreth katër së mëngjesit të së martës së 26 nëntorit. Ajo minutë dridhje toke që mori 51 jetë, plagosi dhjetëra të tjerë dhe la qindra të pastrehë.
Fati na ktheu më shpejt nga ç’e kishim menduar në misionin tonë. Në sfidën e lajmit të besueshëm dhe të pavarur. Të trembur dhe me ankthin për sigurinë e familjeve, na u desh të raportonim dhe në një mënyrë t’i jepnim formë identitetit tonë. Të respektuarit të etikës, pa përhapur panik dhe duke marrë parasysh vetëm interesin e njerëzve.
Kjo sprovë duhej kaluar me sukses dhe ashtu ndodhi.
E megjithatë dielli lindi sërish, por për ne në Euronews Albania, ish sa një frymëmarrje.
Ishte radha e sars-cov-2, ose koronavirusit të ri, që ka marrë deri më sot rreth 900 mijë jetë njerëzish në botë dhe më shumë se 300 në Shqipëri me numrat që rriten përditë. Na u kërkua të ruanim sërish lartësinë ku e kishim detyrim për të qenë… dhe aty ishim. Në vështirësi maksimale, me kujdesin për veten, ia dolëm të ishim informues, të kishim të gjitha zërat, të gjitha këndvështrimet dhe të shmangnim fake news.
Pas një sezoni veror të pazakontë për të gjithë shqiptarët, për ata që pushuan dhe të tjerët që nuk mundën, për ata që donin të vizitonin brigjet por u vendos karantina, sërish u rikthyem. Tanimë jemi në një tjetër situatë. Duke shpresuar të mos përjetojmë një tjetër vorbull pasigurie dhe të nisim normalitetin e ri, me gjithë të panjohurat e tij.
Po nisim një sezon ku do të flasim për problemet e përditshme, ato që mund t’i bëjmë ballë nëse punojmë së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin. Fëmijët nisin shkollën, ndërkohë që në disa vende të Europës po mbyllen sërish nga coronavirus, të tjerë do të nisin punën, të tjerë bizneset, një fillim si nga e para, por me mësimin se nuk kemi çdo gjë në dorë. Prandaj ajo që kemi në dorë, duhet të na bëjë të reflektojmë.
Edhe politika po hyn në normalitet. Imagjinoni, sot nuk kemi asnjë forcë politike që kërcënon me bojkot të zgjedhjeve…dhe mirë bëjnë.
Sot kemi një qeveri që kërkon mandatin e saj të tretë. Për të bërë ende çfarë?
Sot është dita t’i rikthehemi problemeve tona të përditshme dhe t’i themi vetes; do i kishim përballuar më mirë këto sprova të natyrës nëse do t’i kishim bërë si duhet ato që kishim në dorë? A do të kishim më shumë para nëse do të kërkonim llogari se kush i përvetësoi ato pa të drejtë? A do të kishim më shumë dinjitet nëse do të kërkonim të jetonim në kushte normale, me ujë të pijshëm, me parqe për fëmijët, me rrugë, me shërbime siç i paguajmë?
Lëkundjet e pllakave nën tokë nuk i dimë, por disa gjëra i kemi vetë në dorë. A po i bëjmë ne siç duhet ato? A po kërkojmë ne atë që meritojmë dhe atë që na takon? A po punojnë për ne ata që na përfaqësojnë dhe marrin vendime në emrin tonë?
Dielli do të lindë gjithmonë, çdo ditë. Koha jonë është ajo që ikën dhe krijon bilanc.
Pyeteni veten; A po bëjmë më të mirën për fëmijët, për të ardhmen tonë?
Këtë do bëjmë këtë sezon në Ilva Now në Euronews Albania!
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 13:28 Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
- 13:22 OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
- 13:16 AMP arreston në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës për dhunë në familje