Basha në Durrës: Trokisni në dyert e atyre që nuk kanë votuar dhe udhëhiqini drejt kutive të votimit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Elbasani ka mbërritur në Durrës ku u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar masivisht, pasi kjo është dita e tyre.
Lulzim Basha u është drejtuar qytetarëve të qarkut të Durrësit që kanë votuar duke u kërkuar të trokasin në dyert e atyre që nuk e kanë hedhur ende votën, në mënyrë që të marrin pjesë në votime.
“Dua t’u jap një përshëndetje të gjithë personave të qarkut të Durrësit që kanë votuar deri tani. U them të trokasin në dyert e të gjithë atyre që nuk kanë votuar, t’i marrin dhe t’i çojnë te kutitë e votimit”, u shpreh z. Basha.
Sipas Lulzim Bashës, dimrit i erdhi fundi me ditën me diell të votimeve.
“Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen, të mos mbetet askush pa votuar”, u shpreh z. Basha.
15:20
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në qytetin e Elbasanit ku u bëri thirrje qytetarëve për të votuar.
Z. Basha u shpreh se dielli do të shndrije sërish falës punës që PD ka bërë, duke u shprehur optimist për votimin në qytetin e Elbasanit.
“Ky diell do të shndrije. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qëndresës për demokraci dhe liri”, tha ai, duke shtuar se Elbasani duket se po i prin Shqipërisë me pjesëmarrjen në votime.
Mësohet se Basha po bën takime me qytetarët në rrugë, të cilët i ka ftuar që të shkojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas z.Basha nga raportimi i vëzhguesve të PD-së pjesëmarrja ka qenë shumë e mirë.
“Në këndvështrimin e vëzhguesve pjesëmarrje është shumë e mirë, por ka akoma qytetarë që duhet ti drejtohen qendrave dhe unë i them që duhet të dalin të votojnë,”-thotë kryetari i PD-së.
Kryetari i PD-së tha se pas Elbasanit do shkonte në Durrës dhe do i bënte sërish nga aty thirrje qytetarëve për të votuar.
“Do e bëj e nga Durrësi këtë thirrje se jemi bërë një lagje, por erdha këtu se vihet më shpejt në Elbasan. Dilni votoni se është dita e fuqisë tuaj,”- shprehet Lulzim Basha.
Më herët, kryetari i PD-së kreu takime me qytetarë në rrugët e Tiranës.
16:40
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja