Digjen Greqia e Spanja, Autoritetet: E keqja kaloi, por zjarret s’janë nën kontroll

21 Gusht 2023 | 16:39

Java ka nisur përvëluese në rajonin Aleksandropolis, në veri-lindje të Greqisë, ku disa qindra zjarrfikës janë përpjekur të shuajnë flakët agresive që kanë përfshirë masivin pyjor prej 3 ditësh. Autoritetet kanë evakuuar tre vendbanime të kërcënuara nga dy zjarre.

Ndërsa në rajonin Prodromos, në veri-perëndim të Athinës, një i moshuar humbi jetën këtë të hënë si pasojë e tymit helmues, teksa përpiqej të shpëtonte kafshët e tij nga zjarri.

Probleme janë verifikuar edhe në ishujt Kanarie të Spanjës, ku zjarrfikësit parandaluan që një zjarr masiv të arrinte zonat e banuara në Tenerife.

Për 6 ditë, një zjarr pyjor ka djegur sipërfaqet malore dhe fushore të ishullit. Flakët kanë prekur një zonë më të gjerë se 12 mijë e 800 hektarë, në një perimetër prej 90 kilometrash.

Autoritetet iberike kanë garantuar se më e keqja ka kaluar, por kanë shtuar se zjarret nuk janë ende nën kontroll të plotë.

Ndërkohë, policia spanjolle ka deklaruar se zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026