Digjen katër makina në Fier, dyshimet e para
Në orët e para të mëngjesit të së dielës 4 makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apollonia” në Fier.
Tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa njëra ka marrë vetëm dëmtime të pjesshme.
Për shkak të zjarrit janë rrezikuar dhe banesat aty pranë, por fatmirësisht shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë për të mbajtur nën kontroll situatën.
Policia njofton se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike që fillimisht ka shkaktuar zjarrin te një Benz e më pas është përhapur dhe në makinat e tjera.
Njoftimi:
Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volksëagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta