English

“Digjen” nga i nxehti Greqia, Italia e Turqia. A është kjo vera më e nxehtë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumica e shteteve po përjetojnë ditët më të nxehta gjatë muajit korrik, duke u përballur me rekord temperaturash, madje edhe me zjarre sikurse ka ndodhur në Greqi apo në Turqi.

- Advertisement -

Më shumë se 500 zjarrfikës po luftojnë mbi 80 zjarre në të gjithë Greqinë. Franca dhe Italia kanë dërguar katër avionë në Greqi për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Pjesa më e madhe e Europës jugore do të vijojë të përjetojë temperatura shumë të larta edhe përgjatë ditëve bë vijim. Rekordi në Europë është 48.8 gradë celsius, i shënuar në Siçili në gusht të vitit 2021. Autoritetet italiane kanë lëshuar alarmin e kuq për të paktën 16 qytete.

Temperaturat parashikohen të rriten deri në 47 gradë Celsius në zonat e Sardenjës jugore këtë javë, 45°C ose 46°C në Siçili dhe 45°C në provincën e Foggia, në Pulia. Në Romë, të cilën “The Times” e ka quajtur “Qyteti Infernal” për shkak të nxehtësisë që po vuan, temperaturat kanë shkuar në 42°C apo 43°C.

Kushtet e motit ekstrem që vijnë nga ngrohja klimatike po bëhen normaliteti i ri, paralajmëron Organizata Botërore e Meteorologjisë.Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësira, stuhitë e forta, dhe përmbytjet.

Shkencëtari nga NASA

Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës së njerëzve, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të godasin Evropën dhe SHBA-në. Deklaratën e frikshme Peter Kalmus e bëri në Twitter. “Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, tha Kalmus.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dioksidit të karbonit në atmosferë. Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”

Itali, bie breshër sa një portokall

Në një kohë kur pjesa më e madhe e globit është përfshirë nga temperaturat ekstreme, në disa pjesë të tij ndodhin edhe çudi, si në rastin e veriut të Italisë.

E pabesueshme është ajo që ndodh në rajonin e Veneto-s. Stuhitë e fuqishme rrëzuan pemët në Belluno, ndërsa dje banorët në disa zona të rajonit, shtangën nga breshëri sa një kokërr portokall. Veneto është goditur nga era të forta, që shkonin deri në 188 kilometra në orë. Dëmet janë të mëdha dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës

LEXONI GJTIHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?